Salah "bindi" portierin më të shtrenjtë në botë
Alisson pas transferimit nga Roma për tek Liverpool u bë portieri më i shtrenjtë në botë pasi shuma e paguar ishte plotë 75 milion euro.

Portieri së fundmi ka folur në një intervistë për klubin ku ka deklaruar se edhe Salah ishte një fakto binës për transferimin e tij.

“Me Salah nuk kemi pasur aq shumë kontakte pasi ai u largua nga Roma. Ne u takuam në ndeshjen ku ishim kundër njëri-tjetrit. Dje ai më dërgoi një sms ku më tha “hej çfarë po pret?”. Ndërsa negociata ishin në një fazë të përparuar. Menjëherë u përgjigja duke i thënë: “Qetësohu, Jam rrugës.” tha portieri për Liverpoolfc.com.

“Jam shumë i lumtur që kam mundësinë për të luajtur përsëri së bashku me të, si një lojtar i madh me një karakter dhe një person të madh- gjëja më e rëndësishme. Të jem me këta lojtarë të mëdhenj për mua çdo ditë do të jetë fantastike. /albeu.com/
Shtuar më 20/07/2018, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori