Salihi hero, shënon super gol në sekondën e fundit (VIDEO)

Hamdi Salihi ka shënuar gol në sekondën e fundit në ndeshjen kundër FAC Wiene, të cilën ekipi i tij Neustad e fitoi 1-0.

Sulmuesi shkodran shënoi një gol mjaft të rëndësishme duke mbajtur gjallë shpresat e ekipit të tij për tu kualifikuar në ‘Play-Off’, shkruan albeu.com.

Kur kanë mbetur edhe katër ndeshje nga përfundimi i ligës së dytë Austriake, Neustad është 4 pikë larg vendit të dytë që të siguron ngjitjen direkt në Bundesligën Austriake, teksa vendi i tretë të dërgon në ‘Play-Off’. /albeu.com/



Shtuar më 04/05/2018, ora 21:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori