Tahiri reagon ndaj dënimit: Ndiqni LIVE konferencën
Sarri i sëmurë, Juventusi zyrtarisht konfirmon mungesen e tij në dy ndeshjet e para të Seria A
Juventusi ka konfirmuar që Maurizio Sarri nuk do të jetë në bankë kundër Parmës apo Napolit derisa “të shërohet plotësisht” nga pneumonia

Një deklaratë e lansuar sonte ka thënë se ai do të mungojë në dy ndeshjet e para të Serie A.

Kjo përfshin edhe ndeshjen kundër ish klubit të tij, Napoli, e cila pritet të jetë e tensionuar dhe emocionale në Torino dhe që zhvillohet më 31 gusht.

Seria A fillon këtë të shtunë ku Juve përballet me Parmën në Stadio Tardini.

Sarri ka bërë disa teste të reja mjekësore sot, të cilat kanë treguar se ka pasur përmirësime në shërim”, shkruan në deklaratë.

“Për ta kompletuar shërimin nga pneumonia duhet që ai të jetë edhe dy javë që do të thotë nuk do të jetë në bankë për dy ndeshjet e para të Serie A kundër Parmës dhe Napolit”.
Shtuar më 22/08/2019, ora 20:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori