Sarri: Ronaldo mund të luajë ku të dojë, është më i miri
Maurizio Sarri e ka vlerësuar lartë paraqitjen e Gonzalo Higuainit dhe Cristiano Ronaldos në humbjen 3-2 ndaj Tottenham Hotspurit në International Champions Cup.

Trajneri italian ka deklaruar se skuadra e tij ka nevojë për më shumë përgatitje fizike dhe për atë psikologjike, derisa janë një grup i ri i lojtarëve.

Sarrit më tej ka shtuar se pesë herë fituesi i Topit të Artë do të jetë lider i ekipit dhe që mund të luajë në çdo pozicion që dëshiron.

Cristiano është lojtari më i mirë që kemi në skuadër”, ka thënë trajneri italian pas ndeshjes.

“Kështu që, ne duhet t’i vendosim dhjetë lojtarë të tjerë në pozita më defanzive. Ai (Ronaldo) mund të luajë ku të dëshirojë në fushë”.

“Ai është më i miri dhe është e rëndësishme që ai të luajë i lirë. Aspekti pozitiv tjetër është edhe forma e Higuainit. Gonzalo duket shumë mirë në stërvitje”, ka shtuar më tej trajneri i juventusit.
Shtuar më 22/07/2019, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori