E FUNDIT/ Fituan 3.7 milion euro nga kreditë, arrestohen 7 persona në Tiranë
Sassuolo shokon Milanin në "San Siro" (VIDEO)
Milani e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme vitin 2015. Skuadra e Filippo Inzaghit është mposhtur në "San Siro" nga Sassuolo me rezultatin 1-2.

Edhe pse kuqezinjtë kaluan në avantazh që në minutën e 9 me Andrea Polin, miqtë mundën të reagonin dhe të gjenin dy herë rrugën e rrjetës. Fillimisht shënoi Sansone në minutën e 28 dhe në minutën e 68 ishte Simone Zaza që shënoi golin e fitores.

Me këtë humbje Milani ndalet në kuotën e 25 pikëve në vend të 7.

Fitore tenistike për Palermon e Ujkanit që mposhti Cagliarin me rezultatin 5-0, ndërsa Parma e Andi Lilës, i cili nuk u aktivizua asnjë minutë këtë takim, fitoi 1-0 përballë Fiorentinës. /albeu.com/


Ja rezultatet e ndeshjeve të orës 15:00

Milan 1 - 2 Sassuolo
Chievo 0 - 0 Torino
Empoli 0 - 0 Hellas Verona
Genoa 2 - 2 Atalanta
Palermo 5 - 0 Cagliari
Parma 1 - 0 Fiorentina
Cesena 18:00 Napoli
Juventus 21:00 Inter
Shtuar më 06/01/2015, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori