S'do ju pëlqejë, Greta Koçi është larguar përfundimisht nga Shqipëria drejt këtij shteti? (FOTO LAJM)

Greta Koçi është një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar, ndonëse vitet e fundit nuk është aq shumë aktive në muzikë. Bukuroshja zeshkane ka publikuar rreth dy muaj më parë këngën e saj të fundit “Dola n’penxhere”, që është pritur mjaft mirë nga fansat e saj.

Por, nga bëhet Greta kohët e fundit, dini gjë? Në fakt mediat së fundmi po aludojnë se këngëtarja mund të jetë shpërngulur në Austri.

Shkak janë bërë postimet e saj të fundit në Instagram. Prej muajit tetor vëmë re se fotot e postuara prej saj në këtë rrjet social janë të shoqëruara me vendndodhjen “Vienna, Austria”.

Këngëtarja shfaqet në vende të ndryshme, duke na kënaqur sytë me fotot e realizuara teksa në të gjitha prej tyre shfaqet vetëm një ‘location’. Por kush të jetë fotografi? Këtë nuk dimë ta themi, pasi Greta nuk na ka treguar asgjë, e as çfarë po kurdis në shtetin austriak.

Foton e fundit ajo e ka postuar diten e djeshme dhe është pikërisht nje selfie, e shoqëruar me të njëjtin “location”. Nuk dimë të themi nëse shpërngulja e saj është e përkohshme apo e përhershme por na mbetet të presim derisa Greta të na tregojë se çfarë fshihet pas këtij largimi.
Shtuar më 14/01/2021, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori