Serbi i dronëve: Doja të promovoja Shqipërinë
Dragan Trifunoviç, shtetasi serb i ndaluar në pikën kufitare të Qafë-Thanës me dy dronë tregon eksperiencën e tij në pikën kufitare

Në një intervistë për "tangosix.rs", Trifunoviç, i cili është një profesionist në regjistrimet nga ajri për video promocionale dhe filma, tregon se në Shqipëri kishte marrë ftesë nga një organizatë për promovimin e turizmit në Shqipëri.

"Një burokraci e tmerrshme ishte shqetësuese, për më tepër paranoja për shkak të ndeshjes që do jetë vetëm pas 20 ditësh. Një eksperiencë të tillë në pikat e kalimit kufitar nuk e kam pasur kurrë. Ata kërkuarn cdo gjë në makinën time, madje dhe shishen me verë. Për ta nuk kishte asnjë vlerë ftesa për të xhiruar për promovimin e turizmit në Shqipëri. Që në mëngjes jam ulur në termalin doganor në Tiranë ndërkohë që agjencia më thirri të organizoja dokuementet e mia. Besoj se gjatë ditës do të përfundoj të gjitha dokumentet dhe lejet, dhe nesër të na lënë të xhirojmë çfarë kemi nevojë. Nëse nuk arrijnë ta rregullojnë, do të kthehem në shtëpi", shpjegonte Trifunoviç për "tangosix.rs" më 16 shtator, një ditë pas ndalimit në Qafë Thanë. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2015, ora 17:28
Black Eagle
e Premte 18 Shtator 2015, Ora 19:43
Ka ardhour per te Filmuar Stadiumin ku do te Luhet ndeshja sic duket duan dhe serbet te Ngrej ndonje Flamur ne Elbasan
Neli
e Premte 18 Shtator 2015, Ora 23:00
Ore nje gje me ben pershtypje me keto mostra serbesh.me ke mendojn se i bejn keto lojra keto flliqsira,.Po kush na qenka kjo organizate??!!..... dhe tani pak dite qe na ndajne nga ndeshja i gjeten me bo filmimet per turizem??? po ikni o mostra se e dim se me cdo kusht doni ti beni keq kombetares.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori