Serbi-Shqipëri të luhet në Selanik?
Vendimi i qeverisë europiane të futbollit të paktën në lidhje me fatet e ndeshjes Serbi – Shqipëri do të merret ditën e enjte, dhe një nga alternativat është edhe zhvillimi i kësaj përballjeje në një fushë asnjanëse.

Kryetari i Bashkisë së Selanikut Janis Boutaris ka propozuar që nëse UEFA vendos ta riluajë këtë ndeshje, ajo të zhvillohet në qytetin grek.

72-vjeçari e hodhi këtë propozim gjatë mbledhjes së së Shoqatës Rajonale të Maqedonisë qendrore duke shkaktuar menjëherë reagime të ashpra në vendin e tij, Boutaris është shigjetuar nga mediat vendase duke e cilësuar kryebashkiakun si një simpatizant i të huajve ndërkohë që në rrjetet sociale nuk kanë munguar komentet në lidhje më këtë vetë propozim të kryebashkiakut të Selanikut.
” Imagjinoni shqiptarë, serbë dhe grek në një stadium. Tërmet 12 ballë i shkallës riter në qytet. ” ishte një nga komentet në rrjetet sociale

Selaniku njihet si një nga qytetet greke i cili ka mirëpritur një numër të konsiderueshëm shqiptarësh që pas viteve 90-të kanë ndërtuar jetën e tyre në qytetin helen, dhe sigurisht që një vend i tillë do të ishte i përshtatshëm pasi mbështetja për kuqezinjtë do të ishte e madhe, gjithmonë nëse UEFA vendos që takimi Serbi-Shqipëri të luhet sërish pas ferrit të Beogradit.
Shtuar më 21/10/2014, ora 20:39
lica zilo
e Martë 21 Tetor 2014, Ora 21:38
nga shiu ne bresher?/?/.
lica zilo
e Martë 21 Tetor 2014, Ora 21:40
si i behet/.TESHKOJME NGA SHIU NE BRESHER/??????????.
Adam Lahaj
e Martë 21 Tetor 2014, Ora 23:04
Asgje nuk eshte kjo perveq se edhe nji shanc i ri qe Futbolli te shendrohet ne Kamp Boksi,Ali Hoxha Hoxh Alija,Kur nuk kemi shi edhe bresheri eshte i mir ndonjehere,Mirpo un mendoij qe arrena e Futbollit nuk guzon te shendrohet ne arren Politike siq ndodhi por jaqe fati Sportiv ndodhi si ndodhi,Shpresoij qe Serbet matutje dota kuptojne se eshte vetem Loje Miqesore e jo kamp i Boksereve,
Adam Lahaj
e Martë 21 Tetor 2014, Ora 23:04
Asgje nuk eshte kjo perveq se edhe nji shanc i ri qe Futbolli te shendrohet ne Kamp Boksi,Ali Hoxha Hoxh Alija,Kur nuk kemi shi edhe bresheri eshte i mir ndonjehere,Mirpo un mendoij qe arrena e Futbollit nuk guzon te shendrohet ne arren Politike siq ndodhi por jaqe fati Sportiv ndodhi si ndodhi,Shpresoij qe Serbet matutje dota kuptojne se eshte vetem Loje Miqesore e jo kamp i Boksereve,
ardiani
e Mërkurë 22 Tetor 2014, Ora 07:58
nuk besoj se drejtuesit e uefa do te bejne nje gaf te trete si eshte e mundur qe te mendohet nje gje e tille qe ndeshja te behet ne nje stadium si ai ku para disa kohesh sa nuk e denuan me burg kacen per nje foto?dhe vjen tani te na tregoj kultur z.butari ne nje moment qe ne nuk duan te na shohin me sy.le te na shpjegojne nje here se cfar donte tifozi grek qe valeviti flamurin grek [ ne ndeshjen serbi shqiperi] ne mes te uliganeve serb?
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori