Serbia, ja lista anti-Shqipëri
Trajneri i kombëtares së Serbisë, holandezi Dick Advocaat, ka publikuar listën e lojtarëve për dy kualifikueset e muajit tetor, njëra prej të cilave kundër Shqipërisë. Në krahasim me listën e lojtarëve për ndeshjen miqësore kundër Francës, kur rivalët e tjerë në Grupin I zhvillonin kualifikueset e para të kësaj fushate për në Euro 2016, Serbia ka thirrur edhe portierin e ri të Partizanit të Beogradit, Predrag Rajkoviç.

Nuk mungon as mesfushori i Romës, Adem Ljajiç. Po ashtu, Lazoviç e gjeti veten në listën prej 24 lojtarësh të teknikut holandez për dy ndeshjet e radhës, me Armeninë dhe Shqipërinë, si pjesë e kualifikueseve për Kampionatin Europian 2016.

Advocaat, megjithatë, nuk ka përfshirë në listë mbrojtësin e Borussia Dortmund, Neven Subotiç, cili në shtator të vitit të kaluar nisi një pauzë për të mos luajtur për ekipin kombëtar, si pasojë e dëmtimit.

Serbia e luan në ndeshjen e saj të parë kualfikuese më 11 tetor në Jerevan kundër Armenisë, ndërsa tri ditë më vonë pret në stadiumin e Partizanit të Boegradit , në orën 20:45, kuqezinjtë e Shqipërisë. Ekipi kombëtar serb do ta fillojë grumbullimin ditën e martë, më 7 tetor, në mesditë, në qendrën sportive të Stara Pazova. /albeu.com/


Ja edhe lista e Serbisë për dy kualifikueset e tetorit:

Portierë: Vladimir Stojkoviç (Makabi), Zeljko Brkiç (Udinese), Predrag Rajkoviç (Partizani i Beogradit).

Mbrojtës: Dusan Basta (Lazio), Branislav Ivanoviç (Chelsea), Aleksandar Kolarov, Matija Nastasiç (Manchester City), Antonio Rukavina (Villarreal), Nenad Tomoviç (Fiorentina), Dusko Tosiç (Gençerbiligi), Stefan Mitroviç (Freiburg).


Mesfushorë: Radosav Petroviç (Gençlerbiligi), Nemanja Matiç (Chelsea), Nemanja Gudelj (AZ Alkmaar), Milos Jojiç (Borussia Dortmund), Zdravko Kuzmanoviç (Inter), Aleksandar Ignjovski (Eintracht Frankfurt), Dusan Tadiç (Southampton), Lazar Markoviç (Liverpool), Filip Djuriçiç (Mainz 05), Zoran Tosiç (CSKA Moskva).

Sulmues: Filip Dorđjeviç (Lacio), Aleksandar Mitroviç (Anderlecht), Danko Lazoviç (Partizani i Beogradit).



Shtuar më 01/10/2014, ora 14:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori