Serbia refuzon kërkesën, asnjë tifoz shqiptar në Beograd
Pëlqej
Ndeshja Serbi-Shqipëri do të luhet pa praninë e tifozëve shqiptarë. Lajmi konfirmohet nga mediat serbe, si dhe Federata Shqiptare e Futbollit. Pak ditë më parë, një grupim i tifozëve kuqezinj dhe i "Plisave" të Prishtinës patën bërë një takim në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku kërkuan që kjo e fundit t’u siguronte atyre biletat për ndeshjen e 14 tetorit në Beograd.

Ndonëse me rregullore të FIFA-s dhe UEFA-s, çdo skuadër ka të drejtën e 5 për qind të biletave kur luan në transfertë, nisur nga përplasjet e mëdha në vitet e fundit mes serbëve dhe shqiptarëve, FSHF-ja gjykoi se më së pari do t’i kërkonte homologes serbe garantimin e sigurisë së tifozëve shqiptarë.

Në këmbim, FSHF-ja garantoi se do bënte të njëjtën gjë edhe për tifozët serbë në ndeshjen që do luhet vitin tjetër në "Elbasan Arena".

REFUZIMI – Pas disa ditësh pritjeje, dje ka mbërritur edhe shkresa zyrtare në federatën tonë, sipas të cilës, pala serbe ka refuzuar kërkesën.

"Nuk di të them me siguri të plotë për shkresën, por edhe unë kam dijeni nga mediat se federata serbe nuk ka dhënë garanci për tifozët shqiptarë", ka thënë për "Panorama Sport" zëdhënësi i FSHF-së, Dritan Kokona. /albeu.com/


Shtuar më 26/09/2014, ora 10:46
tifozi
e Premte 26 Shtator 2014, Ora 11:21
po tere jeten ngelem vasale te se keqes?????
ku jane rregullat e fifas po rregullat e shteti serb ( qe ata jane shtet kete e dime)
apo kur vjen puna qe luajne me SHQIPETAR sgarantojen dot.

o shtet na co atje dhe mos na garanto gje se do veme 1500 djem po do sillemi sikur jemi 15 milion.
pergjigjemi vet per jeten tone.

SHQIPERI SHQIPERI
Lejda
e Premte 26 Shtator 2014, Ora 23:25
Provo. Te veshe. D'or. Mbi. Shqiperin jemi. Kuqe. E. Zi. Kjo. Fjal. Ka. Shume. Kuptime. Flak te djegim. Zi. Te mbaj. Por t'y. Te djegim. Shkrrume. E hi. Mos te te ngelet ase nam. Ase nishan. Se ne vlor. Te dogjem. Per se gjalli prandai. Mos. Ndis. Zjarrin. Ndaj. Shqiperi. Se do. Digjéi vêt O serbe. O Sh. Kuqe. E Zi. Eshte. Shqiperia. SKA. Rob. Me. E prek. Se ka l'en. Koha. Dhe shekut. Zot. Qe. SKA. Rob. Me. E prek. Lejda. Vlonjate. Dhe patri jote
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori