Seria A, "rrëmben" një tjetër sulmues të Real Madridit
Pëlqej
Me ardhjen e Carlo Ancelottit klubi i Napolit presidenti Aurelio De Laurentiis ka shprehur gatishmëri të plotësojë dëshirat e teknikut italian, në mënyrë që napolitanët të jenë sa më konkurrues në sezonin e ri.

Ancelotti është interesuar shumë për dy yjet e PSG, Edison Cavanin dhe Angel Di Maria por së fundmi një tjetër emër i është shtuar listës së Ancelottit.

Sipas Daily Star, bëhet fjalë për sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema.

Për francezin Napoli në ditët në vazhdim pritet të bëjë ofertë në vlerë 45 milionë euro.

Në sezonin e fundit me Los Blancos ylli 30-vjeçar ka shënuar 12 gola në 47 paraqitje. /albeu.com/
Shtuar më 18/07/2018, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori