Sevilla ngrin festën pas barazimit dramatik me Liverpoolin, trajneri diagnostikohet me kancer
Pëlqej
Lajm i keq për Sevillan, në lidhje me shëndetin e trajnerit Eduardo Berizzo pikërisht pas atij barazimi epik me Liverpoolin në “Sanchez Pizjuan”.

Sikurse kanë njoftuar mediat spanjolle, argjentinasi është diagnostikuar me kancer në prostatë, e për rrjedhojë do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për të shmangur më të keqen. Ende nuk është përcaktuar një datë e saktë për ndërhyrjen, por është e sigurtë që trajneri do të mungojë të paktën për disa javë.

Mësohet ka qenë vetë 48-vjeçari që ia ka treguar problemin e tij shëndetësor stafit, në pushimin e ndeshjes me Liverpoolin në Champions, që përfundoi në barazim 3-3. /Albeu.com/
Shtuar më 22/11/2017, ora 09:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori