Shaqiri "betohet" që nuk do të takohet me ish-lojtarin e Anglisë
Pëlqej
Gary Neville njihet si një nga futbollistët më të mëdhenj të Manchester United dhe në Angli gëzon shumë respekt.

Por tifozët e Liverpool nuk duket ta kenë shumë qejf, kjo pas zënkave dhe zulmeve që i ka bërë sulmuesit shqiptar Xherdan Shaqiri.

Neville ishte një nga ata që besonte se Xherdani nuk do të ketë sukses tek "Reds", por Shaqiri ka bërë krejt të kundërtën.

Së fundmi sulmuesi shqiptar ka folur rreth këtij konflikti për prestigjozën Blick.

“Nuk më shqetëson se çfarë ai (Neville) thotë. Nuk më intereson nëse ai thotë se tani po përpiqem shumë”, ka thënë Shaqiri.

“Shumë kanë dyshuar se transferimi te Liverpooli është shumë i madh për mua. Por, unë isha gjithmonë i qetë.”.

“E dija që duhet të isha i qetë për shkak të përvojës te Bayerni dhe Interit, punë dhe fokus, e pastaj kur të më vinte rasti imë ta shfrytëzoja”.

I pyetur se a do e takonte Nevillen për një kafe për të diskutuar mendimet e tyre të ndryshme në futbollit, Xherdani u tregua i ashpër.

“Jo”, ishte përgjigjja e shpejtë dhe e prerë e Shaqirit.

27-vjeçari aktualisht është me Përfaqësuesen e Zvicrës në Ligën e Kombeve, por ai nuk kursen fjalët e mira për Reds.

“Kam kuptueshmëri fantastike me Kloppin. Më pëlqejnë personat aq të hapur. Kloppi më ka befasuar aq shumë, sa që them: ‘Dua të fitojë titullin për këtë njeri… dhe nëse vrazhdojmë kështu, çdo gjë është e mundur. Unë besoj”, ka shtuar Shaiqiri.
Shtuar më 19/11/2018, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori