Shefi i Premier League tregon kur do të rikthehen tifozët në stadium
Tashmë nuk ka asnjë shans që 92 ndeshjet e fundit të Premier Ligës të luhen me tifozë, por shumë pasiguri ka edhe për sezonin e ardhshëm.

Administratori i Premier Ligës, Riçard Masters, zbulon planin e rikthimit të publikut në stadiumet e Anglisë gjatë një interviste për televizionin “Sky Sports”:

“Jemi optimistë se tifozët do të rikthehen në stadiume sezonin e ardhshëm. Do të ishte një shtysë e madhe morale dhe drejt kësaj po punojmë.

Por, rikthimi i tyre do të bëhet gradualisht, duke respektuar protokollet e sigurisë”. Masters konfirmoi gjithashtu se VAR-i do të vazhdojë të aplikohet në ndeshjet e mbetura të sezonit 2019-‘20, pavarësisht zërave se mund të hiqej.
Shtuar më 31/05/2020, ora 22:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori