Shënoi dhe fitoi kampionatin me Boca Juniors, Tevez puth në buzë Maradonën (VIDEO)
Mbrëmë u luajt një finale në Boca Juniors, ku vendasit fituan në ndeshjen e fundit ndaj River Plate të kampionatit dhe dolën kampionë.

Një gol i Carlos Tevez i siguroi tri pikë Bocas që në fund këto pikë dolën të ishin të barasvlefshme me titullin e kampionit.

Akteri kryesor i mbrëmjes, Tevez, çmendurinë e tregoi edhe jashtë fushës së blertë. Ai në përshëndetjen me Diego Armando Maradona i dha këtij të fundit një puthje në buzë.

"E dija se duhej ta puthja Maradonan, isha me fat në atë mënyrë” ka thënë Tevez.

"Ndonjëherë duhet të kërkosh fatin" shtoi Carlito.

Kështu, puthja e Tevez e dhënë për Maradona tashmë është emëruar si ‘puthja e fatit’.

Shtuar më 08/03/2020, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori