Shevchenko çmend serbët, i quan kosovarët "shqiptarë" (VIDEO)
Trajneri i Ukrainës, Andrij Shevçenko, i ka çmendur serbët me deklaratat e dhëna pas ndeshjes me Kosovën, të cilën skuadra e drejtuar prej tij e fitoi 3-0 në fushën asnjanëse të Krakovës në Poloni.

Pas ndeshjes, trajneri i Ukrainës i ka quajtur futbollistët e Kosovës si shqiptarë dhe kjo ka bërë që gazeta e njohur serbe “Telegraf” t’i kushtojë një artikull të zgjeruar kësaj deklarate. “Ç’ka ka thënë Shevchenko i madh për Kosovën pas ndeshjes?”, është titulli i “Telegraf.rs”.

“Ne kishim një moment krize në lojë, gjatë 10 minutave të pjesës së dytë, kur nuk e kishim përqendrimin e duhur. Më pas, shqiptarët kishin një moment kur dëshironin ta merrnin avantazhin, por nuk patën sukses”, ka thënë Shevçenko pas ndeshjes. Kjo frazë ka habitur pa masë mediat serbe, të cilat nuk e kanë menduar se ukrainasi i cilësonte kosovarët si shqiptarë.

Shevçenko vlerësoi shumë cilësitë që ekipi i Kosovës ka në fazën sulmuese. Ndërkohë, si për ironi, Ukraina e Shevçenkos nuk e njeh si shtet Kosovën.

Shtuar më 11/10/2016, ora 13:01
Ilir
e Martë 11 Tetor 2016, Ora 13:34
Po qa me i Qujt Shqiptaret e kosoves?
A me i Qujt ufo???
Hehe normal shqiptare!!!!
Wake up!!!hehee
Ilir
e Martë 11 Tetor 2016, Ora 13:54
Po qa me vu then a alien s
Geni
e Martë 11 Tetor 2016, Ora 14:06
Ktu e ka fajin Uefa qe duhet ta detyroj ukrainen ta bej ndeshjen ne Ukrainen e njeh apo jo pun per te...
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori