"Shfryn" Bonucci: Mjaft me Balotellin
Skuadra e Italisë pësoj një humbje 3-1 ndaj Francës ku golin e vetëm për italianët e shënoj Leonardo Bonucci.

Bonucci, humbjen e miqësoreje e ka përjetuar keq, ndërsa i pyetur nga "Rai Uno" për Balotellin, Bonucci ka "shpërthyer" duke shprehur se ishte lodhur me akuzat ndaj Balotellit.

“Mjaft me Balotellin! Mjaft pyetje rreth Balotelit, mjaft!" tha Boucci pas ndeshje.

"Ai bën gabime si gjithë të tjerët, shënon gola si gjithë të tjerët. Mario është duke punuar shumë, ka fituar përvojë dhe ka ardhur këtu me qëndrimin e duhur, por nuk duhet folur vetëm për atë. Ne jemi një skuadër, ne nuk mund t’i kushtojmë shumë presion atij, apo të minimizojmë ndikimin e gjithë lojtarëve të tjerë” shtoi më pas ai. /albeu.com/

Shtuar më 02/06/2018, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori