Vritet në atentat miku i Çapjave, avokat i Shullazit
Shikoni sa para do të fitojnë Fury dhe Wilder nga përballja e shumëpritur
Vetëm njëri mes Deontay Wilder dhe Tyson Fury do ta lërë ringun në Staples Centre të dielën në mëngjes sipas kohës lokale në Shqipëri, si kampion i kategorisë së rëndë WBC, por pavarësisht rezultatit, të dy boksierët do të jenë shumë, shumë më të pasur.

Për herë të dytë në karrierën e tij, Fury do të luftojë për titullin kampion bote pas gati tri viteve nga dita kur ai u bë i famshëm duke e mposhtur Wladimir Klitschkon për titujt e botës WBA, IBF dhe WBO.

30-vjeçari nuk ka qenë në ring që nga ajo natë e famshme në Dusseldorf, pasi vullnetarisht hoqi dorë nga titujt të cilët s’iu morën dhe e luftoi varësinë ndaj drogës dhe kundër problemeve mentale, si dhe e vuajti një suspendim dyvjeçar për doping.

Në mungesë të tij, Wilder doli në skenë si njëri prej boksierëve kryesorë të kategorisë së rëndë në këtë divizion, duke e marrë titullin ËBC në janar të vitit 2015 dhe duke e mbrojtur atë me sukses plot shtatë herë.

Ndërsa, pavarësisht e kush do të jetë fituesi e kush humb, përballja e nesërme do t’i bëjë dy boksierët edhe më të pasur.

Mësohet se amerikani Wilder do të fitojë 14 milionë dollarë nga meçi kundër Fury, ndërsa vetë britaniku do t’i fitojë rreth 10 milionë dollarë për një natë punë në Los Angeles. /
Shtuar më 01/12/2018, ora 23:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori