Shkarkohet Jose Mourinho
Pëlqej
Jose Mourinho është shkarkuar nga Manchester United pas disfatës së rëndë ndaj Liverpoolit në fundjave, raporton Albeu.com.

Në fakt fiteshe prej kohësh për shkarkimin e tij por sot u zyrtarizua.

Lajmi për shkarkimin e Jose Mourino është publikuar nga vetë klubi Manchester United në rrjetet sociale. Përmes një deklarate për mediat, klubi thotë: "E falënderojmë Jose për punën e tij të deritanishme me Manchester United dhe i urojmë sukses në të ardhmen.

Kështu përfundon aventura e Jose Mourinhos e cila nisi në maj të vitit 2016 duke qëndruar për dy sezone e gjysmë.

Ndërkohë në krye të stolit të Manchester United do të vijojë një trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit. /albeu.com/

Shtuar më 18/12/2018, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori