Shkatërrohet stadiumi i Kupës së Botës (VIDEO)
Pëlqej
Nuk kanë kaluar shumë ditë që nga përfundimi i Botërorit "Rusia 2018" dhe njëri nga stadiumet më të përdorur në këtë kampionat është shakatërruar.

Kjo ka ardhur pas shirave të rrëmbyeshëm ku pati përmbytje të mëdha duke gërryer dhe shembur një pjesë të madhe të stadiumit të Volgograd, "Volgograd Arena",

Nga kjo shembje nuk ka pasur të lënduar në njerëz por vetëm dëmë materaliave, me kompaninë mirëmbajtëse të këtij objekt "Stroitransgaz" që ka nisur menjëherë nga puna për pastrimin e dëmit.

Stadiumi prej 45,000 vendesh priti 4 ndeshje të KupësBotës, i cili u mbyll vetëm pak ditë më parë.

Ai kushtoi rreth 16.3 miliard rubla (261 milionë dollarë) për tu ndërtuar, por një shi i rrëmbyer "shkrumboi" gjithçka. /albeu.com/

Shtuar më 21/07/2018, ora 11:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori