"Shko në shtëpi e mos e zgjat", Rama i hakërrehet të moshuarve në rrugë me këmbë e duar (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama duket se ka vendosur që të shohë personalisht nëse masat e marra po zbatohen.

Pikërisht për këtë arsye ai ka dalë vetë sot në rrugë dhe i ka kërkuar të moshuarve të mos rrinë më rrugëve, por të shkojnë të mbyllen nëpër shtëpi.

Në një video, kryeministri i vendit shihet teksa urdhëron duke iu bërtitur të moshuarve me ‘këmbë e me duar’, pranë zonës së “Vasil Shantos, në Tiranë, që të shkojnë në shtëpi.

“A mundësi të shkosh në shtëpi! Shko në shtëpi sepse infekton veten dhe të tjerët. A ka mundësi të ikësh, mos e zgjat.”- dëgjohet ti thotë Rama të moshuarës.

Rama shihet pranë qytetarëve pa doreza dhe pa maskë, madje i bërtet në fytyrë të moshuarve pa bërë fare kujdes.

Shtuar më 25/03/2020, ora 11:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori