Shmangu tatimet, Diego Costa dënohet me 6 muaj burg
Sulmuesi spanjoll, Diego Costa është dënuar me 6 muaj burg për shkak të shmangies së tatimeve, por sipas ligjeve në Spanjë, sulmuesi nuk do të vuajë dënimin me burg.

31 vjeçari, u deklarua fajtor në një gjykatë në Madrid të enjten në mëngjes.

Akuzat kanë të bëjnë me vitin 2014, kur spanjolli nënshkroi për Chelsean nga Atletico Madrid.

Costa ka paguar te autoritetet spanjolle shumën e papaguar vitin e kaluar, dhe do të paguajë tani dënimin prej 543,208 euro.

Dënimi i tij me burg është zëvendësuar me një gjobë shtesë, siç është e njohur në Spanjë për dënimet nën dy vite.
Shtuar më 04/06/2020, ora 13:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori