Shoferi i taksisë plagos me thikë tifozin e Manchester United
Kualifikimi në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve nuk ka kaluar pa pasoja te Manchester United. Pas fitores 3-1 nga PSG-së, një tifoz i "Djajve të kuq" është sulmuar nga një shofer taksi me thikë, duke e dërguar me urgjencë në spital.

Teksa po përpiqej të hynte në makinën e tij, shoferi e kërcënoi me vdekje, ndërsa e goditi me tehun e thikës në pjesën e gjoksit. Bashkë me tifozin ishte edhe një tifoze, por për fatin e saj të mirë nuk pësoi lëndime.

Pas ngjarjes, tifozi u drejtua drejt një spitali në Francë, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Aktualisht gjendja e tij shfaqet e stabilizuar. Ndërkohë policia franceze ka arrestuar një person si autor të dyshuar.
Shtuar më 08/03/2019, ora 11:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori