Short i frikshëm për Tiranën, buzëqeshin Partizani dhe Skënderbeu (FOTO)

Pëlqej
Tri skuadrat shqiptare Tirana, Partizani dhe Skënderbeu kanë mësuar kundërshtarët në turin e parë kualifikues në Europa League.

Shorti nuk është treguar aspak bujar me Tiranën që ka gjetur një kundërshtarë shumë të vështirë, Makabin e Telavivit, ekip me shumë eksperiencë në kompeticionet Europiane.

Partizani do të ketë përballë ekipin bullgare të Botev Plovdiv, ndërkohë që me fat ka qenë dhe Skënderbeu që ka peshkuar Sant Jualia-n e Andorës.

Prishtina sfidon ekipin suedez IFK Norkoping, ndërkohë që Shkëndija do të përballet me Dacia Kishinjev të Moldavisë. /albeu.com/

Shtuar më 19/06/2017, ora 13:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori