Shpërthejnë mediat serbe: Zvicra bën të qajë Edi Ramën
Megjithëse Shqipëria ishte e shkëlqyer në fushë dhe humbi për shkak të gabimeve teknike, serbët padyshim që janë gëzuar që kombëtarja jonë u mund nga Zvicra.

Mediat serbe, megjithatë janë treguar pak më të kujdesshme në raportin për ndeshjen debutuese të Kombëtares kuqezi në një Evropian, kjo për shkak se Shqipëria shkëlqeu edhe pse me një lojtar më pak në fushë.

Ndërkohë lexoni disa tituj të mediave online serbe:

“Shar e bën të qajë Edi Ramën: Zvicra me pesë shqiptarë feston në derbin vëllazëror”

“Zviceranët e pikëllojnë Shqipërinë”

“Humbje e Shqipërisë në debutimin në Euro”

Zvicra me një lojtar më shumë fiton ndaj Shqipërisë”

Zvicra thyen Shqipërinë me një lojtar më tepër!”./Albeu.com/
Shtuar më 11/06/2016, ora 18:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori