Shpërthen Adolfo Sormani: Ndeshja ndaj Tiranës u manipulua
Trajneri i Partizanit, Adolfo Sormani, u shfaq tepër i zhgënjyer pas humbjes 5-1 ndaj Tiranës në derbi. Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas goli”, italiani u shpreh:

I nervozuar me vendimin e gjyqtarëve?

Është mëkat për ndeshjen se mbyllej pas 18 minutash. E kishim filluar mirë, po merrnim kontrollin e ndeshjes, krijuam 4-5 raste për gol dhe në 2 minuta neto ndryshoi ekuilibri i ndeshjes. Si gjithmonë i bëj komplemente kundërshtarëve, ajo që më bën përshtypje është administrimi i ndeshjes.

Pas 57 sekondash gjuajmë në portë, mendoj se e keni parë të gjithë një goditje këndi që nuk jepet penallti me një dorë të hapur. Jepet goditje këndi që ne shënojmë gol.

Nuk është se goli kompenson atë që ndodhi më parë, se ajo është penallti. Penalltia është faull neto, por nëse jep penallti nuk jep të kuq, nëse ka ndryshuar rregullorja këtu unë nuk e kuptoj, në ato momente ndeshja është e falsuar. Nuk është penallti e Vangjelit? Më vjen keq për ata në studio, sipas meje ndeshja, për të cilën përsëri i bëj komplimente Tiranës, për 18 minuta ishte ndeshje, pastaj u bë që të mos kishte më ndeshje.


A keni frikë se mund të shkarkoheni?

Unë nuk kam frikë nga asgjë, sepse punoj nga mëngjesi deri në darkë. Vazhdoj me kokën lartë. Presidenti mund të bëjë vlerësimet e veta, jam i vendosur t’i shkoj deri në fund kësaj pune. Duhet të gabosh kur je me një lojtar më pak. Për 18 minuta ishim në gjendje të mirë. Kur ishim me 1 lojtar më pak, duhet të rrezikonim gjithçka. Arritëm të krijonim dhe raste të tjera. Nuk u ndje superioriteti numerik.

Në ndeshje u gabua pasi ndeshja u kompromentua. Mendoj se për 60 minuta krijuam raste dhe në inferioritet numerik, sigurisht kur je edhe me një lojtar më pak në fushë, e vuan se rrezikon më shumë.

Je i kënaqur me zëvendësimin e Brojës me Malën?

Nuk mendoj që skuadra u zgjat shumë. Na duhet të rrezikonim, të bënim diçka më tepër. Kërkoja një lojtar me më shumë eksperiencë, edhe pse nuk kishte gjendje fizike të mirë. Dëshira e madhe, bëri që skuadra të rrezikonte diçka më tepër.
Shtuar më 28/02/2020, ora 22:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori