Shpërthen Hamdi Salihi: Ja pse nuk më ftuan në Kombëtare
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Hamdi Salihi nuk do të jetë pjesë e Kombëtares në “Francë 2016” dhe këtë ai e kishte kuptuar pasi nuk ka patur asnjë konktakt kohët e fundit.

Dëshira për të qenë në një kompeticion aq të rëndësishem sa Europiani ishte e madhe për shkodranin i cili ka shpresuar deri në fund për një ftesë.

“Unë nuk kisha marrë asnjë lajmërim dhe e kisha parandjerë pak këtë gjë, megjithëse kam shpresuar deri në fund që të isha pjesë e listës, pasi besoj se me sezonin e zhvilluar i kisha plotësuar
Salihi ndjen keqardhje duke folur për "Proçesin Sportiv":

“Më vjen keq që nuk kam marrë asnjë mesazh nga trajneri apo stafi i tij, apo nga ndonjë drejtues i Kombëtares. Një mesazh falenderimi, apo edhe ngushëllimi: ‘Më vjen keq, por nuk je pjesë e listës’.

“Por ndoshta nuk e kanë bërë pasi kanë sikletet e tyre për të kontaktuar me mua. Kjo ishte ëndrra më e madhe e imja, dhe më vjen keq, sepse nuk më lanë këmbët e mija jashtë Europianit, por diçka tjetër dhe persona të tjera”.

Më tej Salihi thekson edhe njëherë se i plotësonte kriteret për të qenë me Kombëtares në Europian, pasi ka bërë një sezon mjaft të mirë me Skënderbeun, ndërkohë që shprehet se nuk e kupton De Biazin kur thotë se i duheshin lojtarë më karakteristika specifike.

“I kam plotësuar kriteret me sezonin që kam bërë te Skënderbeu. Nuk e di se për çfarë kriteresh e kishte fjalën trajneri kur deklaroi se na duhen lojtarë me tipare specifike dhe me karakteristika të ndryshme nga Salihi. Kam bërë një sezon shumë të mirë dhe nuk me duket normale që nuk jam ftuar. E meritoja një shpjegim për atë që kam dhënë këtë sezon”.
Shtuar më 23/05/2016, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori