Shpërthen Uzuni, realizon 2 gola në 3 minuta (VIDEO)


Myrto Uzuni vërteton edhe një herë tjetër se është një formë të shkëlqyer sportive. Futbollisti i kombëtares vijon të rezultoi një protagonist absolut me ekipin e Lokomotivës së Zagrebit në kampionatin kroat.

24-vjeçari beratas, ka realizuar 2 gola brenda 3 minutave në sfidën e sotme ndaj Istra 1961. Shqiptari zhbllokoi sfidën në minutën e 63-të, pas një "vallëzimi" në mbrojtjen e miqve.

Uzuni për të vendosur në kasafortë një natë magjike për të në nivelin personal 3 minuta më vonë, realizoi me kokë pas një harkimi nga këndi.


Ish lojtari i Laçit synon që me paraqitjet pozitive të rikthehet sërish me ngjyrat e ekipit kuqezi.
Shtuar më 14/02/2020, ora 20:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori