E FUNDIT/ Makina përplas 10 vjeçarin në Vlorë
Shpresat kuqezi mësojnë futbollin në Spanjë (VIDEO)
Shumë "rojita" për Shpresat e Shqipërisë që u mposhtën me rezultatin 4-0 në Spanjë përballë homologëve spanjollë, trashëgimtarë të yjeve të Real Madrid apo Barcelonës, klube ku militojnë edhe ndër ekipet e para apo ato zinxhir po ashtu si vëlezërit e tyre me të mëdhenj janë kampionë të europës.

Djemtë e Lopeteguiut ishin shumë superior ndaj kuqezinjve të Skënder Gegës dukë i mposhtur pastër me dy gola të Muniain, një të Moratës dhe tjetrin nga Jese Rodrigues. 21 vjeçarët shqiptarë rezistuan vetëm për 30 minuta përballë një ekipi që vendosi diktatin e tij të firmosur me një poker goplash.

Kjo ishte disfata e katërt e kuqezinjve në po kaq ndeshje të zhvilluara në grupin 4 të eleminatoreve për Europianin e vitit 2015 që do të zhvillohet në Republikën Çeke kompeticion që përfaqësuesja shqiptare e moshave duket e destinuar ta shikojë nga televizori e gozhduar në vendin e fundit të klasifikimit. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2013, ora 10:07
luan kuci
e Martë 10 Shtator 2013, Ora 10:26
jo per ndeshjen me Spanjen,por per te 4 ndeshjet mendoj qe eshte paftesi e tranjerit ne drejtimin e skuadres,urgjentisht ndrrimi i tranjerit
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori