Shqipëri- Portugali, "ëndrra" jonë vazhdon ...
Sot jemi gati që të shkruajmë historinë. Një vit më parë, një gol i Bekim Balajt shënonte fitoren më të madhe të futbollit shqiptar. Kombëtarja mundte falë atij finalizimi të përsosur Portugalinë dhe niste rrugëtimin e saj drejt Francës.

Pavarësisht 3 pikëve në Aveiro, pak kush besonte se një vit më pas, përfaqësuesja do të kishte siguruar minimalisht një vend për në Play-Off dhe do të ishte pretendente për vendin e dytë.

Më 7 shtator 2015, Shqipëria do të gjejë sërish përballë Portugalinë, për të vazhduar atë “ëndërr” që nisi në Aveiro. Në “Elbasan Arena” kuqezinjtë pas pesë ndeshjes pa humbje në grup, dhe me 11 pikë kërkojnë sërish ndaj Portugalisë një tjetër rezultat që do të afronte më pranë Francën.

Këtë herë portugezët do të kenë dhe Cristiano Ronaldon, që në Aveiro nuk ishte, por përballë një përfaqësuese që ka treguar se forcën e ka te grupi, një individ i vetëm, qoftë ky dhe lojtari më i mirë i Botës nuk mund të bëjë shumë.

Në “Elbasan Arena”, do të zbresin në fushë 11 futbollistë, por me miliona zemra shqiptare do të jenë aty me ta, për të kurorëzuar një tjetër 7 shtator të lavdishëm. /Albeu.com/
Shtuar më 07/09/2015, ora 09:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori