Shqipëri-Danimarkë, ja çmimet e biletave
Pëlqej
Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë tifozët dhe të interesuarit mbi çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri–Danimarkë, e cila do të zhvillohet më 11 Tetor 2014, ora 20.45, në stadiumin e ri "Elbasan Arena".

Shitjet do të fillojne në datën 5 Tetor dhe do të ketë pika shitjeje në Elbasan dhe në Tiranë.

Ndryshe nga çdo event tjetër, në prani të pajisjeve moderne që stadiumi i ri do të ofrojë në të gjitha drejtimet, përfshirë dhe sistemin e biletave dhe të kontrollit, biletat e prodhuara për këtë ndeshje nga FSHF do të kenë elemente sigurie të nivelit më të lartë, me "barcode" kontroll elektronik, etj.

Sistemet e kontrollit në hyrjet e stadiumit do të jenë tërësisht elektronike. E vetmja mënyre për t’u siguruar nëse biletat janë të rregullta, është kontrolli me pajisjet e përshkruara më lart. Nisur nga kjo, këshillojmë të gjithë të interesuarit të blejnë bileta vetëm në pikat zyrtare të shitjes të ofruara nga FSHF. /albeu.com/

Çmimet e biletave për këtë ndeshje do të jenë si më poshtë:

Tribuna A2 + A3 10,000 leke

Tribuna B3 10,000 leke

Tribuna B2 + B4 8,000 leke

Tribuna A1 + A4 8,000 leke

Tribuna B1 + B5 6,000 leke

Tribuna E 3,000 leke

Tribuna D + F 2,000 leke

Tribuna G1 + G3 + C1 + C3 1,500 leke

Tribuna G2 + C2 1,000 leke
Shtuar më 23/09/2014, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori