Shqipëri - Kazakistan, formacionet e mundshme: Rikthehen të "vjetrit"
Për Shqipërinë është koha e provës së vërtetë, pas fitores në vëllazëroren ndaj Kosovës (2-1).

Këtë të dielë, skuadra jonë kombëtare luan në stadiumin "Air Albania" ndaj Kazakistanit, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë përballen me një ekip modest, ku fitorja është detyrim, nëse duan të arrijnë objektivat. Trajneri italian, Edi Reja pritet të mos bëjë shumë eksperimente për këtë takim, duke i besuar lojtarëve që i kanë ofruar më shumë garanci.

Megjithatë, Reja ka nga një dilemë për çdo repart. Teksa në portë Berisha është i sigurt, përpara tij pritet treshja Gjimshiti, Ismajli dhe Veseli. Nga krahët është dilema e parë. Doka ka dhënë garanci për një fanellë titullari dhe në të majtë projektohet Hysaj. Mirëpo, deri në moment të fundit, mund t’i kërkohet Uzunit ta bëjë fashën e majtë dhe Hysaj të spostohet në të djathtë.

Në mesfushë, rikthehet dyshja Abrashi dhe Memushaj. Për rolin para mbrojtjes në qendër, pritet një mes Ramadanit dhe Gjasulës, me këtë të fundit më të avantazhuar.

Në sulm, pritet të luajnë Balaj dhe Seferi ose Uzuni në vend të këtij të fundit. t. Sigurisht, për pozicionin e beratasit nuk ka dilema nga forma e tij, por nga mëdyshjet për rolin e anësorit të majtë.

Formacioni mundshëm i Shqipërisë:

Shqipëria: Berisha – Gjimshiti, Ismajli, Veseli – Hysaj, Doka (ose Uzuni) – Abrashi, Memushaj, Gjasula (ose Ramadani) – Balaj – Seferi (ose Uzuni)
Shtuar më 15/11/2020, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori