Shqipëri-Uells, gjithçka duhet të dini para ndeshjes
Pëlqej
Uellsi do të ketë në dispozicion Gareth Bale, për ndeshjen miqësoreUellsi do të luajë mbrëmjen e së martës ndaj Kombëtares shqiptare në “Elbasan Arena”.

Pas ndeshjes me Danimarkën, që Uellsi e humbi 2-1 duke mos mundur dot të ngjitet në Ligën A, u krijuan shumë dyshime për kthimin e tij te klubi i Realit të Madridit, dyshime që u konfirmuan nga vet futbollisti, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Tëitter”.

Kjo do të thotë se, Gareth Bale do të përshkojë pak më shumë se 4.000 km për të luajtur këtë ndeshje miqësore ndaj Shqipërisë. Ndërkohë, Federata uellsiane e Futbollit ka konfirmuar mungesën e Ethan Ampadu në ndeshjen me kuqezinjtë, me futbollistin që do të kthehet në radhët e Chelseat.

Ndeshja e së martës mes Shqipërisë dhe Uellsit është e treta mes këtyre dy skuadrave.

Më parë, Kombëtarja jonë dhe skuadra britanike janë përballlur me njëra-tjetrën në kualifikueset e Europianit të vitit 1996. Sfida e parë ishte ajo e zhvilluar në shtator të vitit 1994, me Uellsin që fitoi 2-0, me gola të Chris Coleman dhe Ryan Giggs, shkruan TCH. Ky i fundit është edhe trajneri aktual i kësaj përfaqësueseje.

Në nëntor të vitit 1995 u zhvillua ndeshja e dytë, në Tiranë, e mbyllur në barazim 1-1.

Në atë kohë, Shqipëria dhe Uellsi ishin në grupin 7 të kualifikuesve të “Euro 96”, duke zënë dy vendet e fundit, të dyja me 8 pikë në 10 ndeshje, me skuadrën britanike që u pozicionua para asaj të kombëtares sonë vetëm për shkak të golavarazhit më të mirë.
Shtuar më 19/11/2018, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori