Franca ka siguruar kualifikimin në Euro 2012 pas fitores së lartë të realizuar ndaj Shqipërisë në Stade de France me rezultat 3-0. Shqipëria i jep lamtumirën e fundit EURO 2012.
Franca ka marrë një fitore mjaft të lehtë përballë ekipit tonë kuq e zi duke e vënë kualifikimin sadopak të sigurt.
Serinë e golave e hapi Malouda në minutën e 11' duke e çuar rezultatin në 1-0 për vendasit por në minutën e 38' Remy e çon në 2-0 dhe e mbyll pjesën e parë me këtë rezultat.
Reveillere ka qenë ai që e ka çuar rezultatin në 3-0 duke shuar shpresat e kuq e zinjve tanë dhe duke marrë një triumf të sigurt. /albeu.com/