Shqipëria në peshngritje vetëm me meshkuj
Pëlqej
Pas publikimit të listës së kombëtares shqiptare të rrudhur në vetëm një peshëngritës (Kristi Ramadani) për kampionatin europian për paratërinj që do të mbahet në datat 22-30 shtator në Prishtinë të Kosovës, një tjetër surprizë vjen nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes për një pjesëmarrje të radhës kuqezi në arenën ndërkombëtare.

Në shpalljen e listës të konkurrentëve që do të garojnë në logon kuqezi në kampionatin europian për të rinj dhe U-23 kur arena pritëse do të jetë sërish Durrësi, bie në sy që Shqipëria nuk do të ketë asnjë konkurrente femër.

Nuk dihet arsyeja se përse është bërë ky seleksionim nga ana e kryesisë së Federatës Shqiptare të Peshëngritjes duke “djegur” peshëngritëset femra edhe pse kemi luksin që kjo ngjarje e madhe sportive të zhvillohet pikërisht në Shqipëri.

Gazeta “Panorama Sport” kërkoi një reagim zyrtar nga ana e Federatës, por pa mundur të marrë një përgjigje. Sakaq, pjesë e kuqezinjve do të jenë tetë meshkuj, të ndarë nga katër në secilën kategori, raporton Panorama.

Kështu “OK” është dhënë për peshëngritësit Arbër Çerçizi (pesha 62 kg), Roald Kuqja (pesha 62 kg), Kristi Ramadani (pesha 77 kg) e Denald Gjata (pesha 105 kg), ndërsa për grupmoshën U-23 do të ngjiten në pedant sportistët Romario Avdiraj (pesha 62 kg), Alban Hoxha (pesha 77 kg), Marsel Xhemollari (pesha 77 kg), Sopot Sula (pesha 85 kg).

Shqipëria i rikthehet organizimit të një kampionati europian pas atij për të rritur që u mbajt në muajin prill të vitit 2013 në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.
Shtuar më 16/09/2017, ora 15:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori