Shqipëria për turp, bllokohet nga Andorra (VIDEO)









Shqipëria ka dhuruar një 90 ndeshje të turpshme ndaj Andorrës duke mos shkuar më shumë se një barazim 2-2.

Skuadra kuqezi mund të prekte dhe turpin, pasi mund të humbisnin në "Elbasan Arena".
Sfida ishte e një niveli shumë të dobët, pavarësisht golave të shënuar.

Tanët nuk kishin dëshirë dhe ego për të fituar dhe kjo dukej qartë në fushën e lojës. Goli i shpejtë i Balajt krijoi iluzione se sfida do të mbyllej shpejt dhe mund të shkonte me goleadë, por s'ishte e thënë të ndodhte kështu.

Roshi krosoi drejt zonës dhe sulmuesi shkodran dërgoi topin në rrjetë në minutën e 6'.

Miqtë barazuan vetëm pas 12 minutash me Martinezin. Mbrojtja jonë ishte krejtësisht e përgjumur dhe lejoi lojtarët miq të ndërtonin një kundërsulm të bukur.

Martinez e finalizoi për 1-1 duke mbyllur pjesën e parë me këtë rezultat. E dyta nisi në mënyrë skandaloze, pasi miqtë gjetën sërish rrjetën me Martinezin.
Shtuar më 14/11/2019, ora 22:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori