Shqiponja dhe lutja pas golit, Ylber Ramadani: Do të vij në Shqipëri (VIDEO)
Një lojtar me zemër të madhe dhe që po i ndien po aq sa gjithë shqiptarët vuajtjet që po kalojmë prej ditësh, është padyshim Ylber Ramadani.

Ai ka arritur të shënojë golin e parë, në përmbysjen e çmendur të Vejles, që fitoi në shifrat 3-4 ndaj Viborgut, duke siguruar kryesimin në kategorinë e parë.

Ramadani ka festuar me shqiponjë pas golit, ndërsa më pas ka shkuar për t’u lutur për viktimat në Shqipëri dhe të prekurit nga tërmeti.

“Sport Ekspres” e ka kontaktuar futbollistin pas ndeshjes, i cili shprehet: “I lutem Zotit çdo ditë dhe po vazhdoj të lutem për atdheun.

Pas pak kohësh do të vij që të vizitoj edhe disa shtëpi në Shqipëri dhe të mundohem të jap ndihmën dhe kontributin tim, që së bashku, ta kalojmë edhe këtë gjendje”, ka thënë Ramadani.



Shtuar më 29/11/2019, ora 14:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori