Shqipëria në rënie të lirë, humbasim sërish vende në rendjen e FIFA-s

Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Shqipëria vijon të humbasë vende në renditjen e FIFA-s, teksa tashmë e sheh veten poshtë pozicionit të 50-të. Institucioni më i rëndësishëm i Futbollit ka publikuar renditjen për muajin janar, aty ku Shqipëria gjendet në vendin e 51-të, dy pozicione më poshtë se muaji i kaluar.

Kombëtarja parashikohet të humbë pozicione të tjera, pasi do të kalohet nga disa vende afrikane që luajnë në Kupën e Kombeve gjatë muajit janar dhe fillimit të shkurtit.

Përfaqësuesja e Kosovës ka humbur një pozicion në renditjen e muajit janar, duke qenë tanimë në vendin e 166-të në botë. Renditja e FIFA-s kryesohet nga Argjentina, e ndjekur nga Brazili dhe Gjermania.
Shtuar më 12/01/2017, ora 11:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori