Shqiptarët "pushtojnë" Lionin, ja sa pritet të jenë në stadium (FOTO)

Lioni pritet të pushtohet sot nga tifozët kuqezi. Nga të dhënat e fundit që vijnë nga Franca në stadium për të ndjekur sfidën e fundit të Kombëtares do të jenë rreth 19 mijë tifozë.

Lioni është kthyer në pikën e re të grumbullimit të mbështetësve kuqezi, të cilët kanë filluar festën e tyre që në natën e të shtunës, siç e tregojnë edhe videot amatore të tifozëve.

Kjo festë ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme ku mijra tifozë shqiptarë po popullojnë rrugët e Lionit. Qytetarët vendas francezë, e kanë vlerësuar lart kulturën e tifozëve shqiptarë. /albeu.com/
Shtuar më 19/06/2016, ora 16:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori