Shqiptari hyri të vidhte në qendrën sportive, i ndodh e papritura
Të jesh në kohën dhe vendin e gabuar. Një rast ekzemplar i ka ndodhur në Itali një hajduti shqiptar, i cili zgjodhi të grabisë një qendër sportive në Milano.

Për fatin e keq të 33 vjeçarit, ai është arrestuar menjëherë nga forcat e policisë të cilët "çuditërisht" ishin të gjithë të veshur me tuta sportive. Në qendrën sportive në fakt po luanin dy skuadra të përbërë nga oficerë policie.

Shqiptari ka hyrë në dhomat e zhveshjes dhe ka tentuar të hapë dollapët me një kaçavidë. "Lojtarët" e kanë pikasur hajdutin shqiptar dhe e kanë arrestuar në flagrancë. I riu u përpoq të largohej por më kot, pasi u rrethua nga "futbollistët"./albeu.com/
Shtuar më 19/05/2019, ora 17:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori