Shtanget Shqipëria, vendasit shënojnë me penallti
Pëlqej
Po luhet takimi Shqiperi-Maqedoni.

Në pjesën e dytë në minutën e 53-të Odise Roshi me një gjuajtje të saktë me kokë kalon Shqipërinë në avantazh.

Në minutën e 69-të ka drithërima për Shqipërinë. Alioski harkon nga e djathta, Nestorovski devijon sferën dhe pastaj Pandev gjuan me kokë duke kaluar Berishën.

Elseid Hysaj tregohet vendimtar, duke larguar topin nga vija e portës.

Fatale për kuqezinjtë është minuta e 77-të. Roshi prek topin me dorëbrenda zone dhe ka penallti për vendësit. Nga pika e bardhë Trajkovski gjuan saktë, duke barazuar shifrat në 1-1. /albeu.com/

Shtuar më 05/09/2017, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori