Shtypi argjentinas ofendon Messin: Ti lojtari më i mirë në botë, me këtë lojë? (VIDEO)
Argjentina nuk shkoi dot më shumë sesa një barazim 1-1 me Venezuelën në shtëpi, duke bërë që të rrezikojë edhe vendin e pestë në grup që të çon në “playoff”.

Skuadra e Jorge Sampaolit nuk shkëlqeu dhe as individualitetet si Lionel Messi, Angel Di Maria, Paolo Dybala apo Mauro Icardi nuk dhanë atë që pritej.

Gjithsesi, shtypi argjentinas u mor më shumë me yllin e Barcelonës pas kësaj ndeshjeje.

“Lojtari më i mirë në botë nuk mund të jetë thjesht një numër në fushë”.

Messi nuk mund të luajë në një nivel kaq të ulët. Mungesa e lojtarëve të tjerë që flasin gjuhën e tij futbollistike në fushë nuk i heq përgjegjësitë”.

“Leo luajti një pjesë të parë të pranueshme. E nisi shumë mirë dhe menduam se do të shpërthente, por nuk shpërtheu”, shkruan “Ole”, transmeton Top Channel.

Argjentina ka edhe dy ndeshje ku mund ta sigurojë kualifikimin direkt nëse fiton ndaj Perusë dhe Kolumbisë.
Shtuar më 06/09/2017, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori