Si asnjëherë më parë, Ami flet për marrëdhënien me vjehrrën: Nuk jemi mikesha (FOTO LAJM)

Amarda Toska, e cila ka tërhequr shumë vëmendje për marrëdhënien e saj me vjehrrën, ka folur për herë të parë.

E pyetur në emisionin “Thumb” për mamanë e bashkëshortit ajo u shpreh se për të, mamanë e saj dhe motrën nuk flet në publik.

“E vërtetë, por kur me keni dëgjuar të flas për mamin apo motrën time? Është e njëjta gjë… “

Teksa e shmangu pyetjen në lidhje me vjehrrën. Dhe ndryshe nga sa mund të prisnin të gjithë për “marrëdhënien e shkëlqyer”, u tregua realiste: “Jo, nuk do them që kam një marrëdhënie të shkëlqyer. E kam vjehrrë. Ajo është nëna e Ermalit. Kam marrëdhënie shumë të mirë, nuk jemi mikesha, nuk bëjmë shopping bashkë. Ne jetojmë në shtëpi të veҫanta dhe kemi marrëdhënie korrekte…” u shpreh Ami.

Ndërkaq, e pyetur për nusen tjetër të familjes, bashkëshorten e vëllait të Ermalit, Ermirit, si shkon me vjehrrën: “Nusja tjetër është natyrë tjetër, ka më shumë kohë, ndoshta i bën edhe qejfin pak më tepër… Është pak edhe me tip”

Shtuar më 04/08/2020, ora 11:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori