FORMACIONI/ Si do të luante Man Utd në sezonin e ardhshëm me Sancho e Mbappe (FOTO LAJM)

Manchester United mund ta transferojë Kylian Mbappe në sezonin e ardhshëm, pas njoftimit që ka bërë francezi gjatë këtij muaji.

Kampioni i botës i ka informuar drejtorët e Paris Saint-Germainit se dëshiron të largohet nga Parc de Princes në fund të këtij sezoni.

Meqenëse në fund të këtij edicioni, ai do të ketë vetëm edhe një vit kontratë, kampioni francez do të përpiqet të përfitojë sa më shumë duke mos rrezikuar që ta humbë me parametrat zero.

Manchester United, Manchester City, Real Madrid dhe Barcelona, janë klubet që do të konkurrojnë për nënshkrimin e tij.

Djajtë e Kuq do ta kenë fuqinë më të madhe financiare, ndërkohë që Ole Gunnar Solskjaer është një admirues i madh i 21-vjeçarit.

Në rast se ndodh një transferim i tillë, atëherë skuadra nga Old Trafford do të kishte një prej sulmeve më të fuqishme në Evropë, sidomos nëse ia del t’ sigurojë edhe shërbimet e Jadon Sancho nga Borussia Dortmund.


Shtuar më 22/09/2020, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori