Lionel Messi në Stamford Bridge në fanellë të kaltër?
Chelsea ishte buzë blerjes më të madhe në tregun e transferimit të lojtarëve në histori në vitin 2014, kur Jose Mourinho e kishte bindur superyllin e Barcelonës t’i bashkohej klubit nga Premierliga, zbulon eksperti i transferimit të lojtarëve, Gianluca Di
Marzio.
Argjentinasi 33-vjeçar është tunduar për t’u larguar nga La Liga më shumë se një herë, më së fundmi në gusht, por klauzola e lirimit të tij në vlerë tejet të lartë prej 700 milionë
eurosh ia pamundësoi largimin, pavarësisht kërkesës së tij zyrtare për t’u larguar, transmeton Gazeta Express.
Por në vitin 2014,
Chelsea ishte i gatshëm ta aktivizonte klauzolën e lirimit të tij në vlerë prej 250 milionë
eurosh në atë kohë, dhe i ofroi argjentinasit pagë vjetore prej 55 milionë
eurosh neto – diçka që nga Di
Marzio vlerësohet si rrëfimi më i madh i pa treguar në tregun e transferimeve.
Bisedimet mes Messit dhe Mourinhos nisën menjëherë pasi qeveria spanjolle e hapi një hetim kundër familjes së Messit për mashtrim tatimor në vitin 2013.
Në atë botë Messi e kishte pranuar se po e mendonte largimin nga Spanja.
Shtuar më 15/10/2020,
ora 16:47