Simeone tregon pse Messi dështon te Argjentina
Lionel Messi vlerësohet nga e gjithë bota si lojtari më i mirë në botë.

Por një mungesa e një triumfi të rëndësishëm me Kombëtaren, e vë shpesh atë në qendër të kritikave.

Në krah të argjentinasit ka dalë bashkëkombasi i tij Diego Pablo Simenone.

Ai ka thënë se nuk janë të drejta këto kritika dhe ka gjetur çelsin e dështimit të tij te Kombëtarja.

"Kritika ndaj Messit nuk janë të drejta, sidomos kur vijnë nga Argjentina.Të gjithë kërkojnë nga Messi pse shkëlqen te Barcelona dhe jo me kombëtaren. Nuk është e vështirë për ta kuptuar këtë gjë. Te Barcelona lojtarët e mbështesin atë, ndërsa te Argjentina jo. Kjo gjë për shembull ndodh me Ronaldon te Portugalia, edhe pse ata nuk janë Juventusi apo Reali. Skuadrat e forcojnë lojtarin e madh, ia bëjnë më të lehtë", është shprehur Simeone.

Ndërkaq ai s ka shtuar: "Disa e kritikojnë vazhdimisht, por Messi është i jashtëzakonshëm. Sa “Topa të Artë” ka fituar? Sa gola ka shënuar? Sa trofe ka fituar? Pa të Barcelona nuk do të ishte këtu ku është dhe futbolli nuk do të ishte i njëjtë".
Shtuar më 18/04/2019, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori