SKANDAL/ Arbitri godet lojtarin me shkelm, pamjet nga ndeshja e PSG janë të pabesueshme (VIDEO)

Pëlqej
Pamjet e fundit të ndeshjes mes Nantes dhe PSG ku gjyqtari fillimisht gjuan me shkelm dhe më pas nxjerr me të kuq lojtarin po bëjnë xhiron e botës.

Ishte minuta '91 kur PSG po bënte një aksion dhe lojtarët po shtyheshin me vrull para kur papritur arbitri Toni Shapron rrëzohet në tokë, përcjell Albeu.com.

Në momentin e rrëzimit ai ka goditur me shkelm lojtarin e Nantës duke i dhënë një tjetër karton të verdhë, gjë e cila e nxorri atë jashtë.

Veprimi i arbitrit i ka çuditur të gjithë, ndërsa presidenti i Nantes ka komentuar: Kjo është shaka, apo jo? Kam marrë 20 mesazhe nga e gjithë bota me njerëz që më thonë se është shaka”, u shpreh presidenti i Nantës, Valdemar Kita. “Është skandalozë kur e sheh, është amatorizëm. Besoj se nuk e ka bërë me dashje. Por më bëri të shpërtheja në të qeshura në fund të ndeshjes. Meriton të pezullohet 6 muaj. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2018, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori