SKANDAL/ Bayern Munich falënderon fansat kosovar në gjuhën serbe (FOTO LAJM)

Skuadra e Bayern Munich po falënderon fansat e tyre nga e gjithë bota për mbështetjen që ua kanë dhënë gjatë vitit 2019. Klubi bavarez ka falënderuar edhe tifozët kosovarë por këtu ka bërë një huqje të madhe me apo pa dashje.

Me një fotografi të Lewandowskit të bashkangjitur me një flamur të Kosovës, Bayern Munich falënderon tifozët kosovarë – por e bën atë në gjuhën serbe.


Fansat kosovarë që ndjekin faqen zyrtare të Bayernit kanë reaguar menjëherë duke kërkuar heqjen e këtij postimi racist.Ja postimi i turpshëm i Bayernit:

Ky postim u largua pas 9 minutave nga faqja zyrtare e Bayernit, por natyrisht është diçka e pafalshme nga klubi i madh gjerman.
Shtuar më 29/12/2019, ora 18:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori