SKANDAL/ Punonjësi i morgut publikon foto me trupin e pajetë të Maradonës, "shpërthen" rrjeti
Vdekja e
Diego Armando Maradonas ka tronditur botën.
Ndërkohë televizioni argjentinas, "Todo Noticias", ka publikuar një
foto ku shfaqet
punonjësi i agjencisë funerale teksa pozon pranë trupit të pajetë të
Maradonës.
Në
foto shihet se si
punonjësi ka vendosur dorën e djathtë mbi ballin e Diegos, ndërsa me gishtin e madh të dorës tjetër tregon nga gjeniu i futbollit.
Foto në fjalë kanë tronditur jo pak familjen e
Maradonës, ndërkohë edhe fansat e kanë shprehur "tërbimin" e tyre me anë të komenteve në rrjetet sociale.
Po e njëjta media që publikoi foton, shkruan se
Diego Molina,
punonjësi i agjencisë funerale i cili realizoi foton është pushuar nga puna.
Gjithashtu ai i ka kërkuar falje familjes së 60-vjeçarit, por deri më tani nuk ka asnjë reagim të tyre.
Shtuar më 26/11/2020,
ora 22:31