Skandali me flamurin kinez, Romela sqaron incidentin
Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza ka komentuar për mediat incidentin që ndodhi pak ditë më parë në Botërorin e peshëngritjes në Amerikë, ku merrte pjesë peshëngritësja Romela Bega dhe në momentin e ngrijtes së saj në podium doli me një flamur shqiptar kuq e zi, që ishte i përmasave të vogla dhe i stampuar keq (flamur kinez).

Ky incident u komentua nga Gjoza, i cili theksoi se ishte gabim i vendit organizativ, pasi stafit shqiptar i ishte dhënë garanci se dispononin flamurin tonë kombëtar. “Për çështjen e flamurit jam paraqitur tek vendi organizator. Mbasi dëgjuam himnin, i pyetëm nëse u duhej flamuri jonë apo jo, por vendi organizator tha se kishte. Pra ishte detyra e tyre. Ne kishim 2 flamuj, madje edhe Romela kishte të vetin. Kjo ishte çështja e vendit organizator që na befasoi kur doli një kampione e madhe me atë flamur të vogël.”, tha Gjoza.

Mes të tjerash ai komentoi edhe arritjen e Begajt, të cilën e cilësoi diamantin shqiptar.
“Diamanti shqiptar sot quhet Romela Begaj. Atë që ia mohuan para tre vitesh, e realizoi. Kjo erdhi nga krahët dhe shpirti i Romelës, e cila për tre vjet u rishpall kamionë bote, për të hedhur poshtë fjalët e këqija. Unë i them Romela Begës sot; faleminderit. Ajo do mbush palestrat tona me Romela të vogla. Ky është një sport elitar.”, tha Gjoza.
Shtuar më 08/12/2017, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori